Një kometë që ka udhëtuar na hapësirë për 6,800 vite është parë teksa shfaqej mbi Stonehenge në një pasdite perfekte vere.
Fotografi 37-vjeçar Matthew Brown udhëtoi për tre orë larg shtëpisë së tij për të pasur mundësinë që të shkrepte momentin kur kometa të kalonte “në qiellin më të kthjellët të vitit.”
E njohur formalisht si C/2020 F3, kjo kometë është zbuluar nga fundi i marsit nga teleskopi i hapësirës NEOWISE . Në fotot mahnitëse të shkrepura nga Broën, kometa e rrallë Neowise mund të shihet ndërsa lëvizte 103 milion kilometra larg Tokës.
Fotografi arriti që të përjetësonte momentin kur kometa fluturonte mbi Stonehenge rreth orës 10.00 të darkës të premten.
“Topi i zjarrit” kaloi nëpër qiell, në udhëtimin që e bën një herë në 6,800 vite ndërsa pas linte retë tipike Noctilucent.
Retë Noctilucent-e, janë re që shkëlqejnë gjatë natës, një fenomen që ndodh në pjesën e sipërme të atmosferës së Tokës dhe janë të përbëra nga kristale akulli që mund të shihen vetëm gjatë muzgut astronomik.
Aktualisht, kometa është miliona milje larg Tokës, madje edhe kur të bëjë paraqitjen më të afërt, më 23 korrik, ajo do të jetë 64 milion milje larg planetit tonë. /abcnews.al/