Gjashtë vite më parë, reperi i njohur, Noizy dhe moderatori Ledion Liço, patën një sherr së bashku. Prej nga ai moment dyshja nuk kanë folur më me njëri-tjetrin dhe komentet kanë qenë të shumta.
Mirëpo, së fundmi, Noizy ka sqaruar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
“Nuk do të merrem kush e ka fajin më, dua të hapim një epokë të re. Mund të kishte ndodhur dhe më shpejt ky pajtim, po angazhimi i tepërt nuk më ka dhënë kohë as të reflektoj, udhëtimet e shpeshta jashtë shtetit. Mund të jem tre ditë në Shqipëri dhe më pas jam me koncerte jashtë shtetit.
Nuk kam pasur mundësi të flas me Ledionin, e kam menduar, nuk kam qenë asnjëherë kundër të pajtoheshim. Mund të ishte më ndryshe, por në nerva e sipër nuk e kontrollova dot veten”, u shpreh ai në Wake up.
I pyetur për komentet homofobe ndaj Liços, Noizy sqaron se ishin deklarata të thëna në nerva e sipër.
“Nuk ka lidhje fare, ishte në nerva e sipër, nuk ka lidhje fare me homofobinë.
Mami më ka thënë të numëroj deri në 10 kur jam me nerva. Unë mundohem, do e ve në praktik këtë gjë. Kur më del jashtë fjalës, unë tjetërsohem. Por ideja është që duhet të kesh durim, mos t’i kthehesh njerëzve kur je me nerva”, tha ai.
Kujtojmë që dikur reperi deklaroi: “Plus Ledion Liço prapë b**** është as këtë nuk mund ta ndryshojmë dot. Ju dua”.