Komedia “pas vdekjes” e Çajupit e kthen për një natë Mësonjëtoren e parë shqipe në teatër

schedule18:51 - 18 Korrik, 2020

schedule 18:51 - 18 Korrik, 2020

Shkolla e parë shqipe është kthyer në një skenë për teatrin.

Në oborrin e saj nuk ka mirëpritur, nxënës, mësues apo turistë, por dashamirës të artit.

Sepse si rrallëherë në ambientet e jashtme të kësaj ndërtesë me vlera historike ka marrë jetë një komedi.

Në mungesë të hapjes së skenave teatrale, për shkak të pandemisë, Hervin Çuli ka zgjedhur që ta kthejë oborrin e shkollës së pare shqipe në një ambient teatral.

Dhe bëhet fjalë për komedinë pas vdekjes, një vepër e Andon Zako Çajupit.

“Besoj që shfaqja është një alternativë. Një kapriço, një kapriço  e imja, një lloj pune laboratorike me aktorët. Një nga mesazhet kryesore të veprës është faktoi që ne po humbim gjuhën. Anglishtja sot është bërë një gjuhë dominante. Unë i pari jam që përdor shumë gjuhë të huaja. Një nga thirrjet e forta që ka vepra është mos ta humbim gjuhën”, shprehet ai.

Pas një mungese në skenat teatrale, përveç publikut, entuziaste janë shfaqur edhe aktoret e rinj që i dhanë zë kësaj komedie.

“Për ne sot është një moment feste edhe pas kësaj situate të shkaktuar nga pandemia. Sot jam i lumtur që i kthehemi tetarit me një vepër historike”, shprehet një nga artistët.

Por, kjo nuk do të jetë hera e fundit qe kjo komedi do të përcillet për publikun në oborrin e muzeut kombëtar të arsimit, pasi pritet që kjo përvoje artistike të marrë serish jetë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!