Komedia e zezë “Gjaja” premierë në Teatrin “Migjeni”, ngjit në skenë aktorët më të mirë shkodranë

schedule21:47 - 9 Qershor, 2022

schedule 21:47 - 9 Qershor, 2022

Nga Leontina Nikaj

Është ngjitur në skenën e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës komedia e zezë e dramaturgut anglez Xho Orton “Gjaja”.  Me regji të Altin Bashës, kjo shfaqje trajton një nga problemet më shqetësuese të shoqërisë, korrupsionin.

Shfaqja nis që në hyrje të teatrit. Në familjen Meklivi ka vdekje. Dyert e mortit janë hapur për te pritur për ngushëllime.

“Gjâja” komedia e zezë e dramaturgut anglez Xho Orton në regji të Altin Basha u shfaq premierë në Teatrin ” Migjeni” të Shkodrës.

Teksa kortezhi me arkmortin e zonjës së shtëpisë bëhet gati për tu varrosur mësohet nje ngjarje tjetër, grabitja e bankës, ndërsa hajdutët ndodhen në shtëpi. Madje jane pjesë e familjes…

Vdekja më nuk ka rëndësi, por janë parat ato që duhen shpetuar. Korrupsioni i cili ka hyrë deri ne skutat më të thella të qenies njerëzore, ndërsa ndershmëria është nje gabim që tashmë është ndrequr.

Situatat dhe rrethanat absurde me të cilat përballen aktorët në shfaqje janë ngjarje me të cilat përballemi çdo ditë, që ndoshta nuk duam t’i shohim. Komedia “Gjaja” ngjiti në skenë aktorët Pjerin Vlashin, Nikolin Ferketan, Krist Lleshin, Jozef Shirokën, Simon Shkrelin, Fritz Selmanin./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!