Në skenën e Teatrit Eksperimenatl ngjitet të mërkurën në mbrëmje shfaqja “Amerikan”.
Me regji të Ina Morinaj, treshja e aktorëve Lulzim Zeqja, Linda Jarani, Ledion Zoi do të sjellin për publikun komedinë e zezë me plot të papritura.
“Ajo që e bën me interesante këtë vepër dhe aktuale është fakti i të mbushurit të jëtës me ngjarje, vrasje, bixhoz dhe humbjen e konceptit te familjes.”
Tre personazhet sjellin situata aktuale të jetës së përditshme. Në veper flitet për dashurinë, politikën, hakmarrjen.
“Nje histori dashurie ne qender të vemendjes. Femra vihet ne qender te vemendjes me pjesen e djallit dhe engjellit ne ate njeri qe nuk e mposht dot vesin e vet. Dhe nje mashkull qe shkaterron cdo gje per hir te dashurise.”
“Sot ne të gjithë po humbin busullën tonë nga dinamika r jetësdhe kulisat. Kjo vepër i ka të ghithë keto elemtë.”
Në qendër të veprës është Suzana, një grua mes dy dashurive. Ajo bëhet mollë sherri për dy shokët Miç dhe Majk.
“Suzana gjatë gjithë kohës pëson.”
Me mbështetjen e bashkisë së Tiranës, “Amerikan” ngjitet për publikun skenën e teatrit Eksperimental me premierën të mërkurën dhe do të shfaqet cdo mbrëmje deri të dielën.