Sipas një studimi nga Universiteti i Oksfordit, kombinimi i dozave Pfizer dhe AstraZeneca kundër Covid-19 shkakton një përgjigje të fortë imune.Në veçanti, një dozë e vaksinës Pfizer dhe më pas një dozë e dytë e AstraZeneca, ose anasjelltas, prodhon nivele të larta antritrupash me një interval kohor prej 4 javësh.
Mjekët dhe zyrtarët e shëndetit publik kanë studiuar mënyrat për të rritur furnizimet e vaksinave – duke zgjeruar hendekun midis dozës të parë dhe të dytë- në një kohë kur shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme po përballen me mungesa.
Aftësia për të kombinuar doza mund të ndihmojë vendet me furnizime të ndryshme vaksinash të ndihmojnë njëri-tjetrin. Një dozë e AstraZeneca dhe më pas një dozë e Pfizer prodhoi një numër të lartë qelizash T, në krahasim kur një person merte dozën e parë të Pfizer dhe më pas të AstraZeneca.
Sidoqoftë, në të dy rastet kombinimi i dozave rezultoi në prodhimin e më shumë antitrupave në krahasim me dy doza të AstraZeneca./abcnews.al