Avokati Idajet Beqiri thotë se tubimi në Tiranë pro UÇK, ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për kombin shqiptar.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se kombi shqiptar u bashkua në Tiranë.
Beqiri shtoi se UÇK është një ndër epopetë më të lavdishme të shqiptarisë.
“Ishte protestë e vonuar, duhej bërë me kohë. Por protesta sot e Tiranës ishte eveniment i jashtëzakonshëm. Kombi shqiptar u bashkua në Tiranë. Liria e Kosovës, pavarësia e Kosovës dhe lufta e drejtë që bëri UÇK, është një ndër epopetë më të lavdishme të popullit shqiptar. Ne kemi dy armiq të mëdhenj shekullorë, që na kanë copëtuar. Këta janë serbo-rusët. Gjykata Speciale është pjellë serbo-ruse. U ka mohuar udhëheqësve të UÇK, të drejtat themelore të njeriut. Kjo nuk është gjykatë juridike, por politike që do të njollosë pavarësinë e Kosovës”, theksoi ai./abcnews.al

