Kombëtarja U-21/ Shqipëria mposht Malin e Zi, kuqezinjtë ruajnë kreun e grupit

schedule16:31 - 17 Tetor, 2023

schedule 16:31 - 17 Tetor, 2023

Shpresat kanë fituar ndaj Malit të Zi me shifrat 2-0, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Euro U-21.

Sfida u zhbllokua në minutën e 27′ nga Berisha nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 38′ Mali i Zi ngeli me 10 lojtarë për shkak se kapiteni u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Sfida u vulos në minutën e 73 nga Shpendi i cili shënoi edhe golin e dytë.

Kjo fitore bën që kuqezinjtë e U-21 të renditen në vendin e parë të grupit me 9 pikë./ h.ll/abcnews.al

Shikoni golin e parë

Shikoni golin e dytë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!