Kombëtarja U-21/ Shpendi dhe Shabani probleme fizike, Bushi fton dy lojtarë të tjerë

schedule19:02 - 15 Tetor, 2023

schedule 19:02 - 15 Tetor, 2023

Kombëtarja shqiptare U-21 është rikthyer në Shqipëri ditën e djeshme, duke nisur menjëherë përgatitjet stërvitore për sfidën e radhës ndaj Malit të Zi U-21, e programuar për t’u zhvilluar të martën më 17 tetor në stadiumin “Arena Egnatia”.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Alban Bushi është grumbulluar sërish në kompleksin “Tropikal” në Durrës.
Sa i përket gjendjes së ekipit, Cristian Shpendi dhe Enis Shabani kanë shfaqur probleme fizike pas ndeshjes me Finlandën U-21 dhe po mbahen në monitorim nga stafi mjekësor i skuadrës.

Për këtë arsye, trajneri ka vendosur të thërrasë Stiven Bibo dhe Eljon Toçi.

Të dy lojtarët kanë qenë më parë pjesë e Kombëtares U-21. Mesfushori Bibo aktivizohet me skuadrën e Laçit në “Abissnet Superiore”, ndërsa sulmuesi Toçi luan me ekipin e Sestri Levante në Itali.

Bibo dhe Toçi janë bashkuar me skuadrën në Durrës dhe janë vënë menjëherë në urdhrat e trajnerit Bushi.

Kombëtarja U-21, deri më tani në kualifikueset e “Euro 2025” ka zhvilluar tre ndeshje në Grupin E dhe ndodhet në vendin e dytë me gjashtë pikë, po aq sa Zvicra që kryeson renditjen falë golavarazhit më të mirë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!