Kombëtarja U-17 rikthehet në fushë, zyrtarizohen dy miqësore kundër Polonisë në Tiranë

schedule15:36 - 3 Nëntor, 2024

schedule 15:36 - 3 Nëntor, 2024

Edhe ekipi kombëtar U-17 do të rikthehet sërish në fushën e lojës në muajin nëntor me dy miqësore ndaj Polonisë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kuqezinjtë e drejtuar nga Andrea Tedesco do të përballen me bashkëmoshatarët e Polonisë.

Dy miqësoret do të luhen në Tiranë më 15 dhe 18 nëntor në “Shtëpinë e Futbollit. Ndeshja e parë do të luhet më 15 nëntor në ora 14:00, ndërsa takimi i dytë Shqipëri – Poloni do të luhet tre ditë më pas në orën 10:00.

Këto janë dy takime shumë të vlefshme për ekipin kombëtar U-17 dhe për stafin kuqezi për të testuar sa më shumë lojtarë të rinj dhe për të ndërtuar grupin që do të përfaqësojë Shqipërinë në finalet e Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”. /FSHF

Ndeshjet miqësore të Shqipërisë U-17

Shqipëri U-17– Poloni U-17, 15 nëntor, ora 14:00, “Shtëpia e Futbollit”

Shqipëri U-17– Poloni U-17, 18 nëntor, ora 10:00, “Shtëpia e Futbollit”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!