Ndryshimet janë të rëndësishme. Gjëra që ndodhi në futboll, e që i ngjanë kombëtares shqiptare në prag të miqësores ndaj Gjibraltarit.
Në total janë katër lojtarë që ishin planifikuar e që nuk iu përgjigjën thirrjes për grumbullim të trajnerit Silvinjo, në vend të të cilëve kanë ardhur katër të tjerë.
Tekniku brazilian ka marrë në skuadër mbrojtësit Enis Çokaj e Maldin Kacurri, pasi Ardian Ismajli ishte I pamundur për shkak lëndimi, ndërsa Adrian Bajrami vendosi ta vazhdojë karrierën ndërkombëtare me Zvicrën.
I dëmtuar edhe portieri Elhan Kastrati, që braktisi përgatitjet në Malagë të Spanjës, e në vend të tij u thirr Simon Simoni, që është pjesë e Kaizerslauternit në Bundesligën e dytë gjermane.
Ndërkaq, për herë të parë në përfaqësuese thirret Kristian Shpendi, që duket se do të zëvendësojë të dëmtuarin Ernest Muçi, e po debutim është për Simonin, që erdhi te kuqezinjtë direkt nga grumbullimi tek Shpresat.
Ekipi kombëtar do të luajë këtë të enjte në fushën e Gjibraltarit, në orën 18:00, miqësoren e vetme në prag të ndeshjes eliminatore të Kupës së Botës kundër Letonisë, që është në program në 9 shtator në orën 20:45 në “Arenën Air Albania”./abcnews.al

