Kombëtarja, probleme në përgatitjet për Skocinë

schedule13:08 - 14 Nëntor, 2018

schedule 13:08 - 14 Nëntor, 2018

Kristian Panuçi kritikon ashpër lojtarët e kombëtares në nisje të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Skocisë. Trajneri italian kërkon më shumë bashkëpunim dhe profesionalizëm.

E mbajti fjalën për atë që premtoi në konferencë. Futbollistët e Kombëtares i priti një fjalim i fortë dhe i ashpër i trajnerit Kristian Panuçi, sapo vunë këmbën në fushën e kompleksit “Tropikal” në plazhin e Durrësit.

Kjo, në nisje të përgatitjeve për ndeshjen e së shtunës në Ligën e Kombeve, ndaj Skocisë. Italiani e tha përpara gazetarëve se ishte i pakënaqur me bashkëpunimin mes lojtarëve, ndërsa kur u ndodh sy më sy me ta, u tha që të silleshin si profesionistë, të komunikonin më shumë me njëri-tjetrin, të mos shpërbëheshin.

Nuk dihet sesi u pritën këto kritika nga skuadra, ndërsa në pamje të parë lojtarët thjesht pohuan me kokë fjalët e trajnerit. Edhe në të kaluarën, Panuçi i ka qortuar publikisht disa të përzgjedhurit e tij, që nuk e kuptonin se çdo të thoshte të luanin për kombëtaren.

Gjithsesi, për momentin, shqetësimi më i madh është ai fizik, sepse dy lojtarë nuk u stërvitën me grupin.

Ata ishin Eros Grezda dhe Ermir Lenjani, që patën probleme fizike. Panuçi nuk u mos me skema taktike, por më shumë u bënë ushtrime fizike dhe aerobike.

Gjithsesi, pritet që italiani të punojë për formacionin dhe mënyrën e lojës, ndërsa kërkon futboll sulmues dhe fitore në ndeshjen ndaj Skocisë, të shtunën në “Loro Boriçi” të Shkodrës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!