Kombëtarja nis përgatitjet për Izraelin

schedule19:56 - 3 Shtator, 2018

schedule 19:56 - 3 Shtator, 2018

Kombëtarja shqiptare nis punën për ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit. Dy nga lojtarët e grumbulluar, Basha e Guri, shprehen optimistë për një fillim të mirë.

Miqësoret u lanë pas dhe tani nis seriozja.

Kombëtarja do të luajë ndaj Izraelit në 7 Shtator për Ligën e Kombeve dhe puna nis që në fillim të javës.

Trajneri Kristian Panuçi ka grumbulluar 25 futbollistë, për izraelitët, por edhe për sfidën ndaj Skocisë tri ditë më vonë, dhe dy prej tyre dolën në konferencë për shtyp.

Veterani Migjen Basha është një rikthim.

“Për mua është nder, është si hera e parë që kam ardhur këtu në kombëtare. Jam i lumtur që të jem pjesë e këtyre çunave”, tha Basha.

Sidrit Guri është sulmues dhe pritet të ketë hapësira nga dëmtimi i Sadikut apo Roshit.

“Më vjen shumë keq për dëmtimet e lojtarëve si Sadiku e Roshit sepse janë shokët e ekipit dhe është diçka negative si për kombëtaren ashtu edhe për ata djem. Unë mund të them që unë kam vendin tim në kombëtare, Roshi ka vendin e vet, Sadiku ka vendin e vet. Gjithësecili ka vendin e vet. Unë do mundohem të jap maksimumin për kombëtaren”, theksoi Guri.

Kombëtarja shkon drejt dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve pas dy humbjeve në miqësore ndaj Kosovës dhe Ukrainës, por edhe me mjaft mungesa për shkak dëmtimesh, e disa lojtarë jashtë forme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!