Kombëtarja me mungesa ndaj Skocisë, Hysaj e Basha të pezulluar

schedule17:15 - 12 Nëntor, 2018

schedule 17:15 - 12 Nëntor, 2018

Kombëtarja shqiptare nuk do të jetë e plotë për sfidën e fundit këtë vit. Shumë lojtarë janë të pezulluar dhe të dëmtuar, duke rrezikuar seriozisht shanset për fitore ndaj Skocisë.

Do të ketë mungesa të mëdha në një moment vendimtar. Ekipi përfaqësues do ta presë e sakatuar kundërshtarin e saj të fundit, Skocinë, për shkak të pezullimeve dhe dëmtimeve. Në duelin ndaj Izraelin, u humbën për shkak kartonësh të verdhë lojtarë të rëndësishëm titullarë si Migjen Basha dhe Elseid Hysaj. Përveç boshësisë së tyre në formacion, trajneri Panuçi duhet të llogarisë edhe dëmtimin e Ramadanit, të zëvendësuar nga Kaçe, si dhe të sulmuesit që luan në Spanjë, Rej Manaj.

Për të kompensuar disi këtë mungesë të fundit, italiani ka thirrur lojtarin e Shqipërisë U21, Florian Durmishaj. Panuçi nuk është i sigurt nëse 21-vjeçari do të vijë, ndërsa ekziston mundësia që ai të luajë për Greqinë. Kuqezinjtë kanë edhe dëmtime më të hershme. Që nga vera, nuk janë në përbërje sulmuesi kryesor Armando Sadiku, i dëmtuar në Spanjë, po ashtu lojtari i krahut, Odise Roshi, ndërsa më pas u lëndua edhe sulmuesi tjetër, Sokol Cikalleshi. Kjo i pakëson edhe më shumë shanset për Shqipërinë që të arrijë një fitore, madje me gola, për të shmangur vendin e fundit dhe rënien nga kategoria./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!