Kombetarja e Shqipërisë nisi punën për të përgatitur dy sfidat e fundit, që do të vendosin fatin në kualifikueset e “Botërorit 2026”.
Skuadra kuqezi do të luajë më 13 nëntor në transfertë kundër Andorrës dhe tri ditë më pas në Tiranë kundër Anglisë.
Në seancën e parë stërvitore të zhvilluar në Barcelonë, trajneri Silvinjo kishte në dispozicion pjesën më të madhe të lojtarëve të grumbulluar. Munguan vetën Tomas Strakosha, Mirlind Daku dhe Nedim Bajrami, që për shkak të orareve të avionëve mbërritën më vonë në grumbullim.
Sipas planit stërvitor, pjesa e parë e seancës u zhvillua në palestër, ndërsa më pas lojtarët vijuan përgatitjet në fushë.
Vetëm kapiteni Berat Gjimshiti dhe Arbër Hoxha zhvilluan një program të vecantë, pasi ishin të impenjuar me skuadrat e tyre të klubeve gjatë të dielës.
Nga e marta, Silvinjo do të ketë mudësi të stërvitë të plotë grupin e futbollistëve, ndërsa edhe ngarkesa do të rritet ndjeshëm.
Kombëtarja e Shqipërisë duhet të fitojë me cdo kusht sfidën kundër Andorrës në misionin e saj për të luajtur për herë të parë në histori në fazën e plej-ofit të një Botëori. / abcnews.al /

