Kombëtarja kthehet “ekselente”/ “Kuqezinjtë” vlerësohen shkëlqyeshëm pas fitores në Gjeorgji

schedule16:16 - 20 Tetor, 2024

schedule 16:16 - 20 Tetor, 2024

Në një pozicion të tillë kemi qenë edhe më parë.

Kombëtarja shqiptare I ka tani të gjitha letrat në rregull për të pretenduar vendin e parë në grupin E të Nivelit B të Ligës së Kombeve, dhe për të synuar objektiva të mëdha.

Fitorja 1-0 në Gjeorgji, tepër e vështirë e deri diku edhe me fat, sikur e transformoi plotësisht atmosferën rreth ekipit kuqezi.

Një gol I shënuar nga Kristjan Asllani, që pritet të jetë “djaloshi I artë” I Shqipërisë, dhe I krijuar falë talentit dhe këmbënguljes së Nedim Bajramit, ndryshoi tërësisht humorin e analistëve, mediave dhe tifozëve, ndonëse dyshimet rreth trajnerit Silvinjo nuk është se janë zhdukur.

Gjithsesi, momenti është tepër pozitiv, edhe sepse kjo ishte fitorja e parë në histori në Tbilisi.

Jo më pak rëndësi ka fakti se kombëtarja ka 6 pikë në 4 ndeshje, nga të cilat tre janë luajtur jashtë.

Tashmë mbetet të përfundojnë detyrën në “Arenën Air Albania”, në përballjet e fundit në grup, në 16 nëntor ndaj Çekisë dhe në 19 kundër Ukrainës.

Silvinjo, padyshim, që e kishte ëndërruar një moment të tillë, sidomos pas dy humbjeve radhazi në Ligën e Kombeve, dhe ishte I ndërgjegjshëm se suksesi në Gjeorgji kishte vlerë vërtet të madhe.

“Siç iu kam thënë edhe më parë, grupi ynë është shumë I ekuilibruar. Ne po flasim për 4 ekipe që kanë mundësi thuajse të njëjta. Në çdo ndeshje mund të ndodhë gjithçka. Ata na mundën në Tiranë, dhe ne patëm mundësi ta mundnim Gjeorgjinë këtë herë. Po flasim për një ekip shumë të mirë, me lojtarë të fortë. Trajneri Sanjol po bën një punë të madhe. Ne nuk fituam për shkak të taktikës, ne fituam sepse në këto ndeshje duhet të shënosh kur të vjen mundësia. Ne e bëmë këtë. E njëjta gjë ndodhi në Ukrainë-Gjeorgji. Ishte e vështirë dhe jemi të lumtur sepse morëm 3 pikë dhe jemi ende gjallë. Kemi dy ndeshje në shtëpi dhe do të bëjmë çmos që të fitojmë”.

Edhe lojtarët kuqezinj theksuan se pati reagim pas humbjes në Çeki, siç deklaroi heroi I Gjeorgjisë, Kristjan Asllani.

Për kapitenin Ardian Ismajli, që mbajti për herë të parë shiritin, asgjë nuk ka ndryshuar, pasi Shqipëria është ajo që shkoi në Europian.

Gjithsesi, dy humbjet radhazi nuk janë harruar.

Kombëtarja dështoi nga një herë në shtator e tetor, duke u mundur në Tiranë 0-1 nga Gjeorgjia dhe pastaj u dorëzua në Pragë ndaj Çekisë me shifrat 2-0.

Natyrisht, siç thotë Ismajli, kombëtarja është ajo që shkoi në Europian.

Ekipi që mundi për herë të parë në histori Çekinë madje 3-0, dhe arriti një sukses ndaj Polonisë që mungonte që nga vitet 50-të të shekullit të kaluar.

Gjithsesi, është po ajo skuadër që u kritikua për paraqitjen ndaj Italisë në Euro 2024, dhe sidomos është po ai trajner ndaj të cilit pati sulme të forta pas “ikjen e dritave” ndaj Të Kaltërve pasi kaluam në avantazh, dhe për vonesën e zëvendësimeve ndërsa po kryesonim 1-0 kundër Kroacisë.

Shqipëria ka qenë edhe më parë në pozita të tilla, siç ndodhi në eliminatoret e Kupës së Botës 1986 pas fitores ndaj Belgjikës, apo në eliminatoret e Kupës së Botës 2014 pas suksesit në Norvegji, veçse në të dyja herët dështuam.

Ndoshta, kombëtarja sot është ndryshe nga atëherë, siç e tregoi me shkuarjen në Europianin francez në 2016 dhe në atë gjerman pak muaj më parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!