Kombëtarja humb Gjimshitin/ Mbrojtësi largohet i dëmtuar, vjen Adrian Bajrami

schedule13:06 - 3 Shtator, 2024

schedule 13:06 - 3 Shtator, 2024

Një goditje e rëndë, edhe pse e paralajmëruar. Berat Gjimshiti nuk do të luajë në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve për shkak dëmtimi.

Burime në kombëtare informojnë për televizionin se kapiteni kuqezi do të largohet nga grumbullimi, sepse ka ndjerë shqetësim muskulor. Në vend të tij do të vijë mbrojtësi I Benfikës, Adrian Bajrami. Natyrisht, mungesa e Gjimshitit është goditje e rëndë për trajnerin Silvinjo dhe për ekipin, ndërsa synohet rezultat pozitiv në sfidat ndaj Ukrainës e Gjeorgjisë.
Për më tepër, kombëtarja I kishte dy mungesa të rëndësishme që pa nisur grumbullimi, sepse sulmuesit Mirlind Daku dhe Armando Broja ishin të dëmtuar, ndonëse për këtë të fundit u prit deri në fund.

Në vend të Brojës, Silvinjo thirri Myrto Uzunin, i cili mbërriti mbrëmjen e së hënës në Shtëpinë e Futbollit në kryeqytet. Tashmë i gjithë ekipi është i grumbulluar, dhe Silvinjo nuk ka shqetësime me dëmtime të tjera, të paktën për momentin. Shqipëria luan në 7 shtator në Pragë ndaj Ukrainës dhe në 10 kundër Gjeorgjisë në Tiranë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!