Kombëtarja humb Gjimshitin/ Kapiteni nuk luan në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

schedule12:53 - 7 Tetor, 2024

schedule 12:53 - 7 Tetor, 2024

Ishte e pritshme, por kur konfirmohet është vërtet tronditje. Kombëtarja shqiptare nuk do ta ketë Berat Gjimshitin për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.

Kapiteni kuqezi do të mungojë në sfidat thuajse vendimtare në Çeki e Gjeorgji, dhe kjo sepse është i dëmtuar.

Gjimshiti e pësoi lendimin në ndeshjen e Atalantës në Champions, mesjavën e kaluar, pasi shënoi gol në suksesin 3-0 në fushë neutrale ndaj Shahtarit të Donjeckut.

Ai nuk u përfshi në skuadrën nga Bergamo për duelin e fundjavës në Serinë A ndaj Xhenoas, ndërsa dy stafet mjekësore ishin në kontakt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin.

Gjithsesi, mjekët e Atalantës njoftuan se mbrojtësi I qendrës nuk mund të rikuperohet shpejt dhe se ka nevojë për kohë që të bëhet gati, ndonëse ndeshja e parë e Shqipërisë është të premten.

Gjimshiti nuk ishte as në dy sfidat e para të Ligës së Kombeve në shtator, në fitoren 2-1 në Pragë ndaj Ukrainës dhe në humbjen 0-1 kundër Gjeorgjisë në “Arenën Air Albania” në kryeqytet.

Shqipëria është në udhëtim tani në tetor, pasi do të luajë në 11 tetor sërish në Pragë, këtë herë ndaj Çekisë vendase, dhe në 14 në Tbilisi kundër gjeorgjianëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!