Kombëtarja “gabon” në shtëpi/ Ish-zv. trajneri kuqezi, Farruk Sejdini, analizon duelet: Shanset janë

schedule12:54 - 11 Nëntor, 2024

schedule 12:54 - 11 Nëntor, 2024

E ka një frikë dhe me arsye. Kombëtarja shqiptare ndodh që gabimet i bën pikërisht në fushën e saj, dhe ky është shqetësimi i ish-zv. trajnerit të saj, Farruk Sejdini.

Njeriu që ishte në krah të Astrit Hafizit te kuqezinjtë dhe doli kampion me Dinamon, mendon se përfaqësuesja I ka mundësitë për të dalë e para në Ligën e Kombeve, ndonëse nuk është plotësisht I bindur, siç e thotë në intervistën për ABC News.

“Mundësia është të jemi në vend të parë, por janë ndeshje shume delikate. Shpesh herë na ka ndodhur që në Shqipëri, na ndodh që kërkojmë të bëjmë më shumë sec e kemi dhe duam edhe të fitojmë edhe të kënaqim veten edhe të bëjme ndonjë gjë jashtë logjikës sportive, dhe pastaj vjen puna që mund të kemi dështuar.”

Si i duken Sejdinit përbërja e ekipit dhe zgjedhjet e trajnerit Silvinjo.

“Ka të bëjë edhe pozicioni që ka ekipi në grup. Kam përshtypjen që në këto momentet që jemi janë dy ndeshje që na duhen. Na duhen në dy plane, e para na duhet për klasifikim, e dyta për stabilitetin psikologjik të ekipit, që këtë ecuri që ka që po e quaj të mirë, ta vazhdojë. Një disfatë të con edhe dy hapa më mbrapa edhe psikologjikisht”

Kur flasim për sulmues që nuk po përshtaten mendja na shkon tek Myrto Uzuni që po shkëlqen në Spanjë.

“Lojtari duhet ti përshtatet dhe nuk ka sesi një trajner të kthejë gjithë lojën për një lojtar. Sigurisht nëse mund të ketë një si Mesi apo Ronaldo, trajnerët edhe mund ta bëjnë por them për këto nivelet tona, nuk mundet të përshtasësh 9 veta për një lojtar, ndoshta kjo mund të ndodhe më Uzunin që s’po përshtatet dot se nuk është mënyra e lojës. Unë e kam ndjekur edhe atje ku është, atje shënon, do zona të mëdha, zona bosh. Këtu nuk po arrin ndoshta të përshtatet”

Kombëtarja luan ndaj Çekisë dhe Ukrainës dy ndeshjet e fundit në grup në Ligën e Kombeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!