Kombëtarja, fitorja detyrim/ Skuadra kuqezi përgatitet për ndeshjen kundër Andorrës

schedule12:33 - 23 Mars, 2025

schedule 12:33 - 23 Mars, 2025

Humbja me Anglinë i përket së shkuarës. Kombëtarja e Shqipërisë vijon përgatitjet për ndeshjen e dytë në eliminatoret e “Botërorit 2026”. Të hënën, kuqezinjtë do të zbresin për herë të parë për këtë vit në shtëpinë e tyre në “Arenën Kombëtare”, ku do të presin Andorrën.

Silvinjo dhe të besuarit e tij e dinë mirë që fitorja është detyrim, ndërsa çdo rezultat tjetër do të ishte një dështim i vërtetë.

Kombëtarja zhvilloi seancën e parë stërvitore në Londër, përpara se të kthehej në atdhe mbrëmjen e së shtunës.

Në program ka edhe një seancë në stadiumin e ndeshjes, ku Silvinjo do të qartësojë idetë e tij për formën e të gjithë futbollistëve dhe formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë.

Alarmi për Qazim Laçin dhe Tomas Strakosha pas lëndimeve në “Wembley” ka kaluar.

Mesfushori është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa për portierin ka optimizëm.

Po ashtu, gati mund të jenë edhe Kumbulla e Ismajli, që nuk luajtën asnjë minutë në ndeshjen e së premtes kundër Anglisë.

Ata mund të marrin minuta në ndeshjen kundër Andorrës, ndërsa Silvinjo dhe stafi teknik pritet të ndryshojnë qasjen taktike.

Ndryshe nga sfida në “Wembley”, kuqezinjtë do të jenë më sulmues për të realizuar misionin për fitoren e parë në eliminatoret e “Botërorit 2026”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!