Kombëtarja evropiane pa trajner, Challandes mes kandidatëve kryesorë

schedule11:20 - 3 Gusht, 2021

schedule 11:20 - 3 Gusht, 2021

Zvicra është pa trajner prej datës 28 korrik. Vladimir Petkovic u largua pas shtatë viteve të kaluara në stolin e helvetëve, dhe zgjodhi të vijojë karrierën në Francë te Bordeaux.

Shumë emra qarkullojnë në listën e dëshirave të Federatës së Futbollit të Zvicrës. Ëndrra e madhe është Arsene Wenger, teksa mes kandidatëve bën pjesë edhe Bernand Challandes.

Nau.ch shkruan se trajneri i Kosovës ka shanset e tij për të marrë drejtimin e kombëtares. 70-vjeçari nga Zvicra qëndron në stolin e përfaqësuese dardane prej 2 marsit të vitit 2018. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!