“Kombëtarja është krenari, duhet mbështetur”, Cikalleshi: Fitorja ndaj Islandës për moral

schedule16:51 - 26 Shtator, 2022

schedule 16:51 - 26 Shtator, 2022

Shqipëria është kthyer në Tiranë pas humbjes me Izraelin dy ditë më parë, me kuqezinjtë që tashmë do të përballen me Islandën në “Air Albania” ditën e nesërme, me sfidën që nis duke filluar që nga ora 20:45.

Për të folur për humbjen ndaj izraelitëve dhe për ndeshjen me islandezët në konferencën për shtyp ishte i pranishëm Sokol Cikalleshi.

Humbja me Izraelin? Ishte një ndeshje qe duhet ta fitonin sepse vetëm 3 pikët na mbanin në lojë. Pas kësaj ndeshje lojtarët dhe stafit kemi filluar të analizojmë se cilët janë problemet e skuadrës, pasi gabimet individuale po na panelizojnë. Duhet të punojmë në grup dhe të përmirësojmë gabimet për të ecur përpara.

Çfarë i mungon Shqipërisë? Fitoren mund ta arrijmë nesër, pasi është mjaft e rëndësishme për tu renditur të dytët. Me trajnerin reja po mendojmë të bëjnë një skuadër më ofensive duke u fokusuar më shume te sulmuesit. Futbolli nuk është vetëm për tu mbrojtur mirë, por është diçka komplekse. Përveç anës taktike dhe analizët që bëjmë me lojtarët gjatë ndeshjes, është fokusi të mbështesin njëri-tjetrin për të qenë më të harmonizuar në grup, sepse vetëm me dëshirë dhe pasion und të ecim para.

Islanda? Çdo ndeshje është e vështirëri. Ne tentuam të fitojmë ndaj Izraelit, pasi na duhej fitorja, ndaj nesër do të fitojmë për vendin e dytë. Kanë vërshuar komentet negative ndaj nesh, por ne jemi në një moment të keq dhe kemi nevojë për mbështetje për të kaluar këtë situatë, sepse shumë shpejt na vijnë ndeshjet e “EURO 2024”.

Çfare nuk funksionuar? Të gjithë lojtarët pas ndeshjes ishim të shkatërruar emocionalisht. Gabimet nuk po na ndahen. Ne jemi familje e madhe dhe gabimet ndodhin në futboll, por të mos penalizohemi nga gabimet individuale. Unë mendoj se detajet e vogla bëjnë diferencën, dhe uroj që gabimet të mbarojnë sa me shpejt. Kombëtarja ka kualitet, lojtarët e rinj janë shumë cilësorë, por nuk duhet t’i vënë në presion lojtarët. Ne garda e re presim shumë nga të rinjtë dhe t’i mbështesim më shumë. Kombëtarja është krenari, duhet mbështetur.

Detyrim fitorja me Islandën? Situata nuk është aspak e mirë, duhet të rregullojmë ato gabimet. T’ia lemë fushës. Kjo është një ndeshje për moral dhe për t’u ringritur. /f.a/abcnews.al