Kombëtarja e Brazilit në kërkim të një trajneri, 5 herë kampionët e botës duan “Special One”

schedule16:56 - 4 Janar, 2024

schedule 16:56 - 4 Janar, 2024

Pas rinovimit të teknikut, Carlo Ancelotti, me “Galaktikët” e Real Madrid, Kombëtarja e Brazilit ka nisur kërkimet nga e para, për të gjetjen e një trajneri, që do t’i udhëheqë “gjigantët” e futbollit botëror drejt Kupës së Botës 2026, dhe pse jo fitimit për herë të 6-të në histori të trofeut më të lakmuar në botën e këtij sporti.

Mirëpo, pavarësisht refuzimit të Ancelotti, Brazili nuk dorëzohet për gjetjen e një trajneri me emër, teksa i radhës është tekniku i “Verdhekuqve” të Roma-s, Jose Mourinho me portugezin, që gjithsesi nuk duket fort i bindur, pasi situata te 5 herë kampionët e botës nuk është aspak e mirë për momentin.

Kjo për shkak se Presidenti i Federatës së Brazilit akuzohet për manipulim zgjedhjesh dhe skuadrën që renditet e 5-ta dhe rrezikon të mbetet jashtë Kupës së Botës në 2026-ën, megjithatë kjo nuk pritet të jetë arsyeja e vetme e refuzimit të Mourinho-s, me këtë të fundit që pret me interes edhe zhvillimet te Roma, aty ku patrioti i tij Thiago Pinto pritet të shkarkohet dhe në këtë mënyrë, mund të forcohen edhe më shumë pozitat e “Special One” në klub, ku mund të marrë një rol trajner-menaxher, që bën vetë edhe merkaton. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!