Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kombëtarja drejt “testit” Jordani/ Kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore

schedule12:58 - 13 Tetor, 2025

schedule 12:58 - 13 Tetor, 2025

Detyrën e parë, më të rëndësishmen, e realizuam. Kombëtarja fitoi në Serbi, duke qenë shumë pranë kualifikimit për në plej ofin e Kupës së Botës, ndërsa këtë të martë do të luajë një miqësore.

Jordania vjen në Tiranë, dhe trajneri Silvinjo do ta shfrytëzojë këtë 90 minutësh për të bërë eksperimente, për të provuar lojtarë të tjerë dhe për të kolauduar edhe më shumë lojën.

Ekipi përfaqësues e nisi përgatitjen për jordanezët që të dielën, me seancën e parë stërvitore pas kthimit nga Leskovaci.

Tekniku brazilian ka në dispozicion mjaft futbollistë që nuk luajtën ndaj serbëve, apo që u aktivizuan pak.

Këta janë portierët Dajsinani e Simoni, mbrojtësit Balliu, Aliji, Mihaj e Cake, mesfushorët Bajrami, Asani apo edhe Hoxha që ishte në fushë jo shumë minuta në stadimin “Duboçica”, si dhe sulmuesi Daku.

Stërvitja e radhës për Jordaninë do të jetë këtë të hënë në orën 17:30. Miqësorja ndaj ekipit aziatik do të zhvillohet këtë të martë në “Arenën Air Albania” në kryeqytet, me nisje në orën 19:00.

Muajin e ardhshëm, kombëtarja do të luajë dy sfidat e fundit të eliminatoreve të Kupës së Botës, në 13 nëntor në Andorrë dhe në 16 nëntor në Tiranë kundër Anglisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!