“Kombëtarja dhe Reja janë dashuri”, Shkira ‘ngacmon’ trajnerin italian

schedule17:02 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 17:02 - 10 Dhjetor, 2019

Mbrëmë, në emisionin “Pressing” në ABC News, ishte i ftuar trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja. Emisioni u moderua si zakonisht nga Gerti Çarçani dhe bukuroshja Einxhel Shkira, e cila shpeshherë “ngacmoi” strategun e kombëtares kuqezi.

Në përfundim të intervistës së Rejës, Shkira i tha trajnerit italian se është një figurë shumë e dashur për të gjithë shqiptarët, dhe përveç kombëtares, edhe ai tashmë mund të quhet dashuri.

Biseda në studio:

Shkira – “Jo vetëm kombëtarja është një dashuri, tani mund të themi që edhe trajneri është dashuri”.

Çarçani – “Kolegia më tha se trajneri është dashuri”.

Reja – “Faleminderit (qesh)”.

Shkira – “Është e qartë se Reja ka fituar zemrat e të gjithë shqiptarëve dhe dua ta falënderoj shumë që ishte me ne sot dhe iu përgjigj pyetjeve tona. I urojmë suksese dhe ta shikojmë me rezultate sa më të mira në kombëtaren tonë”.

Çarçani – “Edhe me prezencën tënde (drejtuar Shkirës) në konferencën për shtyp”.

Shkira – “Patjetër, në stadium dhe në konferenca për shtyp”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!