Trajnari i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka vendosur ditën e sotme në mënyrë përfundimtare për grupin e 25 lojtarëve që do të përdorë në 2 ndeshjet e radhës ndaj Maltës dhe Maqedonisë së Veriut, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Në portë, Southgate ka piketuar treshen Johnstone, Pickford e Ramsdale. Në mbrojtjes, tekniku i “3 luanëve” ka përzgjedhur lojtarë si Trent Alexandër-Arnold, Dunk, Guehi, Maguire, Tyron Mings, Luke Shaë, John Stones, Kevin Trippier e Kyle Ëalker, duke lënë jashtë lojtarë si Chris Smalling e Fikayo Tomori.
Në mesfushës të vlefshëm për teknikun Southgate janë Bellingham, Eze, Gallagher, Henderson, Phillips e Rice, ndërsa për repartin e sulmit janë përzgjedhur Phil Foden, Harry Kane, Marcus Rashford, Jack Grealish, Bukayo Saka, James Maddison e Callum Ëilson, ndërsa jashtë ka mbetur “bomberi” i Roma, Tammy Abraham. /i.m /abcnews.al
Lista e plotë:
Here we go.
Your #ThreeLions squad for June! ???????
— England (@England) May 24, 2023