Nuk janë kohë të mira për futbollistët e kombëtares së Shqipërisë, që luajnë në Itali. Pas Berat Gjimshitit edhe mbrojtësi tjetër kuqezi, Ardian Ismajli la fushën i dëmtuar në ndeshjen që Torino fitoi 3-2 në fushën e Romës, duke u kualifikuar në mënyrë surprizë në çerekfinalet e Kupës.
Ismajli e nisi sfidën si titullar e mbylli atë në minutën e 70-të i detyruar nga një dëmtim në kavilje. Mbrojtësi kuqezi do t’I nënshtrohet testeve mjekësore që do të përcaktojnë shkallën e lëndimit dhe periudhën e rikuperimit, por shqetësues është numri I lartë I dëmtimeve që e kanë detyruar të humbasë shumë sfida.
Krejt e ndryshme është situata për futbollistin tjetër kuqezi në radhët e Torino, Kristjan Asllani. Pas lënies jashtë në dy ndeshjet e fundit të Serie A, mesfushori u grumbullua nga trajneri Baronio, por e ndoqi të gjithë sfidën nga pankina.
Ky është një tjetër konfirmim se Asllani nuk bën më pjesë në planet e klubit torinez. Futbollisti pritet të largohet në merkaton e janarit, ndërsa për të janë interesuar skudra si Girona në Spanjë, Paris FC në Francë apo Parma dhe Sassuolo në Itali./abcnews.al


