Kombet e Bashkuara akuza ndaj Shqipërisë për furnizimin e Kongos me armë

schedule10:18 - 19 Qershor, 2020

schedule 10:18 - 19 Qershor, 2020

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar ditën e sotme se Kombet e Bashkuara kanë akuzuar Shqipërinë bashke me disa vende të tjera, se kanë dërguar armë në Republikën Demokratike të Kongos.

Siç kërkohet nga rezolutat dhe ligjet, ato shtete të cilat duan të dërgojnë armë duhet të njoftojnë Kombet e Bashkuara raporton abcnews.al.

Një raport nga ekspertët e KB-së thotë se disa vende “kanë dorëzuar sasi të konsiderueshme armë, municioni, pajisje dhe automjete ushtarake” për ushtrinë e vendit.

Po ashtu janë dërguar dhe helikopterë civilë të përshtatur për përdorim ushtarak.

Raporti është konfidencial por agjencia e lajmeve franceze AFP ka raportuar se e ka parë raportin.

Vende të tjera të përmendura nga KB përfshijnë Rumaninë, Turqinë, Afrikën e Jugut, Izraelin, Kinën, Iranin, Mbretërinë e Bashkuar, Korenë e Veriut, Sudanin dhe Shtetet e Bashkuara.

“Gjatë dekadës së fundit, një pjesë e madhe e logjistikës ajrore të FARDC (ushtria) mbështetej në një flotë transporti e regjistruar me emra civilë të huaj që vepronin në kundërshtim me normat dhe rregullat e aviacionit civil ndërkombëtar dhe kombëtar,” shkruan raporti.

“Disa nga materialet e dorëzuara për FARDC u transferuan më vonë te grupet e armatosura në lindje” të Republikës së Kongos, vazhdon raporti.

KB paralajmëron se armët që dërgohen në Kongo po përfundojnë në duart e militantëve.

Vendi është kapur në dhunë ushtarake për disa vite, rreth 1 mijë njerëz kanë vdekur, dhe 500 mijë të tjerë janë larguar nga vendi vetëm në muajt e fundit./abcnews.al