“Izraeli do të përballet me një përgjigje dërrmuese nga boshti i rezistencës”. Kështu i ka thënë një komandant i Gardës Revolucionare të Iranit kreut të Hezbollahut, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA.
“Akte të tilla terroriste janë padyshim rezultat i dëshpërimit dhe dështimeve të njëpasnjëshme të regjimit sionist. Do të jemi dëshmitarë të shkatërrimit të këtij regjimi gjakatar dhe kriminal”, tha Salami në mesazhin e tij drejtuar shefit të Hezbollahut.
Media iraniane raportoi se Salami vizitoi një spital në Teheran ku po kujdeseshin për disa nga 95 të plagosurit që ishin transportuar në kryeqytetin e Iranit. Mes tyre ishin tre fëmijë të moshës tre, shtatë dhe 11 vjeç./abcnews.al