Hernan Crespo zyrtarisht ka marrë drejtimin e brazilianëve të Sao Paolo. Ish-sulmuesi argjentinas, i cili ka luajtur me klube të mëdha si Inter e Milan, ka nënshkruar ditën e sotme një kontratë të vlefshme për dy vite.
Klubi brazilian, në njoftimin e bërë, mes të tjerash shkruan se Crespo përshtatet në mënyrë të përsosur me atë që drejtuesit mendojnë për Sao Paolon. “Ai ka një histori fituese si sportist, ishte i shkëlqyer dhe është një trajner shumë premtues.
Histórico vencedor, alma copeira e DNA lutador.
¡Bienvenido, Hernán Crespo! ????
Saiba mais sobre o novo técnico do São Paulo: https://t.co/YeOicN45Ld#CorazónTricolor pic.twitter.com/3Mo1ZuI2Fd
— São Paulo FC (@SaoPauloFC) February 12, 2021
Ne do të kemi një komandant fitues dhe me ADN-në e Sao Paolos”, është shprehur presidenti i klubit, Julio Casares. Crespo së fundmi fitoi Kupën e Amerikës së Jugut në krye të skuadrës argjentinase Defenca y Justicia. Ai e fitoi këtë trofe pa pësuar asnjë humbje, pasi fitoi 6 duele dhe barazoi 3.
Më parë Crespo punoi si trajner me moshat e Parmës, në sezonin 2014/15, për të kaluar në vitin 2015 në krye të skuadrës së Modena. Në sezonin 2018/19 iu besua drejtimi i Banfield dhe së fundmi triumfoi me Defensa y Justicia. /abcnews.al