Të paktën 3 policë mbetën të vrarë dhe 273 persona të tjerë u plagon nga një shpërthim bombe në një stacion policie në Kolumbi pas përleshjes së policisë me protestuesit në Bogotá.
Një burim policie tha se 10 oficerë u plagosën gjithashtu në një tjetër shpërthim të Premten në qytetin Santander de Quilichao, në provincën jug-perëndimore të Cauca. Nuk është e qartë nëse incidenti është i lidhur me protestat. Zona është e njohur për trafikun e drogës dhe dhunën e bandave.
Burimi nuk ia atribuoi bombardimin një grupi të veçantë të armatosur. Policia pritet të zhvillojë një konferencë shtypi të Shtunën në mëngjes.
Më shumë se 250,000 njerëz marshuan të enjten për të shprehur pakënaqësinë në rritje ndaj qeverisë së presidentit Iván Duque. Ndërsa Bogotá, është në një situatë shtetrrethimi në përgjigje të protestave të rinovuara antiqeveritare.
Ndërkohë, Presidenti Iván Duque tha se ai do të nisë një “bisedë kombëtare” javën e ardhshme në përpjekje për të lehtësuar tensionet.
Kolumbianët kanë dalë në rrugë për ndryshimet e mundshme në pagën minimale, pensionet, reformat tatimore dhe privatizimin e kompanive shtetërore. Qeveria këmbëngul se nuk ka pensione të planifikuara ose reforma të punës dhe se çdo ndryshim do të ndodhte në konsultim me grupet e punës.
Protestuesit gjithashtu janë të zemëruar për korrupsionin e pretenduar dhe atë që disa e shohin si dështimin e qeverisë për të mbrojtur një marrëveshje paqeje të vitit 2016 me rebelët e krahut të majtë Farc./abcnews.al