Pas shfaqjes së rasteve me kollë të mirë në vend komiteti i ekspertëve ka rekomanduar përforcimin e vaksinimit tek fëmijët. Sugjerimi është për kryerjen e dy dozave shtesë një në moshën gjashtë dhe tjetra në 13 vjeç. Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino thotë se skema e re do të mbulohet nga shteti dhe do të aplikohet shumë shpejt.
“Duke qenë se ne përdorim në moshën shkollore vaksinim difteri tetanoz, komiteti i ekspertëve ka sugjeruar që kjo të jetë difeteri, tetanoz, përtus, duke përdorur në këtë rast pertusin aqelizor, sepse pertuesi qelizor nuk duhet të perdoret mbi moshën 2 vjeç, as tek gratë shtatzëna. Po ashtu komiteti ka rekomanduar, që të kryhet vaksinimi dhe në moshën 13 vjeç”.
Vaksina qelizore për përtusin aktualisht kryhet në moshën dy, katër, gjashtë muaj dhe dy vjeç. Shumë prindër shmangin aplikimin e saj dhe privatisht kryejnë një tjetër lloj vaksine jo qelizore. Bino tregon diferencën mes të dyjave.
“Vaksina qelizore vërtetë jep temperaturë dhe shpesh herë prindërit përpiqen të mos kryejnë këtë vaksinë, por të kryejnë një tjetër që natyrisht është vaksinë e mirë, por nuk jep temperaturë, por që mbrojtjen e ka pak më të ulët sesa vaksina qelizore. Këta prindër që kanë vaksinuar jo me vaksinën që ofrohet brenda vendit, por me vaksinën tjetër e kanë më të domosdoshme rivaksnimin me të dyja dozat dhe pjesa më e madhe e fëmijëve që ne kemi parë kanë qenë femijë të vaksinuar kryesisht me skemën tjetër nuk po them që ska vlerë ajo ka vlerë sidomos tek fëmijët që kanë tendencë të bëjnë konvulsione, të tjerë kanë indikacion terapeutik ja rekomandojmë natyrisht vjen me koston e përseritjen e dozave”.
Me nisjen e vitit në Shqipëri u vu re një rritje e rasteve me kollë të mirë kryesisht tek fëmijët, pas shfaqjes së saj në Europë dhe vendet e rajonit. Kryesisht prek fëmijët. Kolla e fortë dhe agresive shenja tipike sipas mjekëve mund të zgjasë deri në tre muaj. Nis si grip, por çon deri në penumoni dhe inflamacion të trurit.Vaksina mbron nga format e rënda dhe humbja e jetës./abcnews.al