“Koli i Bardhës shkon në Afrikë”, gazetari Sokol Balla rrëfehet në ‘Pas Mesnatë’

schedule11:21 - 14 Nëntor, 2024

schedule 11:21 - 14 Nëntor, 2024

Gjithmonë në rolin e gazetarit, intervistuesit, por këtë herë në ‘kolltukun’ e rrefenjësit. Gazetari Sokol Balla, vjen në emisionin ‘Pas Mesnatë’ në një rrëfim ndryshe.

“Koli i Bardhës shkon në Afrikë” është titulli i librit të tij të ri, promovuar më 8 nëntor, e që gazetari Balla, zbulon detaje gjatë kësaj interviste, një libër që mbart autoironi që në titullin e tij. Ai tregon se libri i dedikohet nënës së tij, për të cilën thotë se ka qenë ajo që e ka nxitur të lexojë, dhe që e ka shtyrë të kalojë nga revistat në librat pa figura.

Pas profesionit të gazetarit, thotë Balla, udhëtimet janë pasioni i tij i dytë.

Pjesë nga intervista:

Kam kënaqësinë të kem një gazetar shumë të njohur, të cilin do ta njihni komplet ndryshe në këtë “Pas Mesnatë”. Jeni mësuar shpesh ta shihni nën petkat që bën analizë politike, por do jetë më njerëzor se asnjëherë. Kam kënaqësinë të kem Sokol Ballën, i cili është dhe le të themi ‘kumbar’ i “Pas Mesnatës”. Mirë se erdhe në këtë “Pas Mesnatë” me këtë libër të ri “Koli i Bardhës shkon në Afrikë”.

Faleminderit shumë për ftesën dhe unë kam shumë kënaqësi të jem në një program, që pavarësisht se mund të jem ‘kumbar’, siç e the ti, merita është krej e jotja, që e ke kthyer në një pikë reference jo vetëm për botën kulturore dhe artistike në vend, por për të gjithë shikuesit, të cilët “Pas Mesnate” nuk kanë asnjë shans të shohin asgjë në televizionet shqiptare përveç se të flenë gjumë. Kështu që “Pas Mesnate”, besoj ju jep atyre dhe 60 minuta të tjera të qeta dhe interesante përpara se të behen gati për ditën tjetër.

Është e bukur në fakt, është ai kapërcyelli i një dite që mund të kalojë njeriu dhe je duke reflektuar për ditën tjetër. Zakonisht ku të gjen pas mesnata?

Pas Mesnata më gjen zakonisht para televizorit, duke bërë punën time dhe duke ndjekur punën time, por dhe duke bërë atë që bëj gjithmonë zaping, duke konsumuar çdo gjë të mundshme që ofron ekrani, kanalet e ndryshme, kryesisht kanalet e huaja, pasi mendoj që televizonet shqiptare në përgjithësi kanë një notë kaluese apo mesatare, për shkak të referencës perëndimore që ata kanë, diku te CNN, diku te BBC, diku një televizion francez, po ç’rëndësi ka… Rëndësi ka që shoqëria jonë është e orientuar drejt perëndimit, besoj kemi çfarë marrim akoma prej tyre, për ta sjellë në ekranet tona dhe për ta përshtatur me shikuesin shqiptar.

Në fakt ju keni bërë 6 libra, ky është libri i 7 mos gaboj.

Libri i shtatë, por i gjashti me UET-në.

Por është krejt ndryshe po ta shikojmë, je më i butë se herët e tjera në këndvështrimin e të shkruarit, stili qendron i njëjtë se është e njëjta dorë, nga e njëjta penë. Si lindi ideja për të shkruar një libër udhëtimesh?

Në këtë libër unë kam mbledhur edhe shkrime që unë kam botuar nga udhëtimet e mija që në vitin ’97. Ose po të duash të spekulosh, është udhëtimi i parë vetëm larg familjes, kur kam qene 9 vjeç, kur kemi ndejtur rreth 40 ditë në Durrës për të xhiruar një film. Ndaj ka qene eksperiencë më vete, sepse për kushtet e Shqipërisë një 9-vjeçar që jeton vetëm 40 ditë pa prindërit është një udhëtim në vetvete. Edhe në këtë libër unë e kam përshkruar në një kapitull më vete, pasi ka aty dhe shumë aventuara si të Tom Sojerit, varianti shqiptar. Ideja pastaj ka ardhur në mënyrë të natyrshme për shkak të koleksionit të madh të kujtimeve, koleksionit të madh të udhëtimeve. Në një moment, ka qenë Henri Çili që e ka artikuluar disa vite më parë, kur më kërkoi të bëja një libër të tillë. Ai kishte një ide tjetër, se ku isha unë kur ndodhi diçka, sigurisht unë për shkak të shpejtësisë së udhëtimeve shpeshherë jam gjendur në situata që kanë përbërë lajm botëror. Një ngjarje që besoj e kam përmëndur në libër është kur shpërtheu vullkani i famshëm në Islandë, unë kam qenë atje. Kam qenë në Islandë dhe avioni që unë udhëtoja më pas në ikje për në Londër ishte në fakt avioni i fundit që u ngrit nga Reykjavík dhe pastaj u mbyll, u mbyllën edhe aerportet e Londrës, të Parisit, Milanos.

Pra, unë kam qenë atje dhe kam përjetuar gjithcka cfarë po ndodhte, apo ngjarje të tjera. Pastaj mendova që është më bukur të bësh një libër jashtë natyrës time normale të kronikanit të ngjarjeve të aktualitetit se sa të përshtypjeve të mia se si e kam parë unë botën këto tre dekada që e kam bredhur në 6 kontinente dhe artikujt e shkruar, koleksionimi në memorien time i të gjithë udhëtimeve, mbresave, kam patur edhe mbresa të forta të mira, pozitive por kap patur edhe mbresa të forta që dikush në një moment të caktuar mund t’i klasifikojë le të themi edhe përvoja negative. Por që përbëjnë përvojën jetësore, memorien e një individi gjatë viteve që ai rritet, etapat e ndryshme të jetës së tij në të cilën ai ndodhet, dhe besoj që ndoshta mund të kisha pritur sat ë vizitoja edhe Antarktidën por besoj që vizita në Groenlandë, mbyll një cikël që unë e përshkruaj në fund të librit.

Pra, ideja që nga rezervatet e Afrikës ku jeta është ashtu sic ishte para se të vinte njeriu, ti shikon impaktin që njeriu ka patur në habitete të ndryshme sic është Groenlanda, sic është Antarktida, ku t’i shikon që për fat të keq ajo që quhet ndryshim global, dikush e quan ngrohja globale, ndryshimet klimatike janë të prekshme, unë i pash me sytë e mi, janë të një përmase shumë të mëdha, sepe të thash është tjetër gjë të shikosh një ajsberg, nga televizori dhe të jesh aty të shikosh se sa miniaturë e një ajsbergu të madh që shkrihet brenda 24 orëve jemi ne si njerëz. Shkrirja e një ajsbergu sjell ndryshime të mëdha klimatike, në mikromjedisin aty po pastaj edhe në oqeane në rritjen e nivelit të qeaneve dhe për fat të keq në shikojmë përditë eksperienca shumë të rënda klimatike që janë pasojë e këtyre ndryshimeve. Valencia ishte më e fundit. Pra, në mes të Europës, një vendi të BE, ku befas brenda natës humbin jetën së paku 500 vetë nga një përmbytje.

8 nëntor është themelimi i Partisë Komuniste, dhe pikërisht në atë ditë ju bëni edhe promovimin e librit, apo e bëri botuesi?

E bëri botuesi, por e bëri komplet rastësisht, thjesht unë e kalova me humor edhe ditën e promovimit, pasi mua s’më lidh asgjë me nëntorin, përkundrazi më lidhin shume gjëra me dhjetorin. Kështu që, po e lë me këtë batutën. 

Në fakt është një thënie e famshme, udhëtojmë larf për të njohur vetveten, e David Mishel. Sa ju përfaqëson kjo thënie, meqë ju i keni bërë këto udhëtimet e largëta.

Shiko, kjo është shumë e vërtetë. Madje kemi edhe një shprehje që nëse do ta njohësh dikë e njeh më mirë jashtë shtetit.

Ke edhe një shkrim të tillë, me Mustafa Nanon 

Po, me Mustafa Nanon dhe ëshë e vërtetë. Aty ti e njeh njeriun, njeriu zbërthehet pasi përballet drejtpërdrejtë me realitete që në raste të tjera janë larg ose kanë shumë filtra, ndërkohë që kur ti udhëton jashtë me dikë edhe ai shfaqet më hapur dhe ti i zbulon vetes tënde gjëra që ndoshta nuk ia ke thënë kurrë, por që situata apo rrethana të caktuara t’I përballim. Pra frikën me të panjohurën, ti e njeh shumë mirë kur udhëton jashtë pasi përballesh me situata të panjohura, ku kryesisht ti je vetëm, pasi le të themi nëse një shqiptar udhëton në Afrikë, nuk është e njëjtë sikur një amerikan të udhëtojë në Afrikë. Apo një shqiptar që udhëton në Amerikë Latine, nuk është e njëjtë me një amerikan apo britanik që udhëton në Amerikë Latine. Ne në Amerikë Latine kemi vetëm një ambasadë, në gjithë Amerikën Latine, në Afrikë kemi vetëm një ambasadë, modeste, në Egjipt. Pra le të themi, ti ndihesh vetëm dhe në momentin që ndihesh vetëm, në një vend të panjohur ku situatat herë pas here paraqesin, befasi, që mund të jenë befasi klimatike, shëndetësore, apo sigurie, sigurisht që ti përballesh me ankthe, me frikërat me një nivel të shtuar adrenaline, dhe ku kuptohet që frika është ajo që zbulon karakterin e njeriut. Në c’kuptim? Në kuptimin si përballesh me frikën, dikush përballet duke u frikësuar, dikush përballet duke qarë, dikush e përballon me ftohtësinë e aktit të fundit, momentit të fundit të jetës. Dhe thua, ok, ky është momenti im i fundit të jetës dhe kështu që do ti rri këtij momenti përballë, nuk do i fshihem dhe nuk do qaj. Pra, janë të gjitha këto situata që nxjerrin besoj unë, karakterin që ti ke, më bukur, më fort, ose edhe më shëmtuar. Varet kur ti udhëton jashtë.

Zakonisht, në udhëtime je vetëm, i shoqëruar? Sepse ti përshkruan pak a shumë, udhëtimin e Afrikës e ke bërë vetëm. Ke patur një guidë që të ka shoqëruar.

Ka gjithmonë guida që të shoqërojnë. Kam patur fatin e madh që në dy raste më ka qëlluar që kam njohur shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Afrikë, në Bregun e Fildishtë njoha një prift shqiptar, që punonte si sekretar i parë i Ambasadës së Vatikanit atje, sot është sekretar i parë i Ambasadës së Vatikanit në Brazil. Por, le të themi me të pata përvoja shumë interesante, pasi është tjetër gjë kur ti je vetëm, kur i beson një guide që nuk e njeh pavarësisht se e paguan dhe tjetër gjë kur të shoqëron një shqiptar. Dhe mos harro, në Afrikë, priftërinjtë, e përshkruan edhe Kapuściński shpesh herë për Afrikën, priftërinjtë janë.. ose më saktë feja, Zoti, besimi te Afrikanët, është mitike. Pra, Kapuściński përshkruan njerëzit në mos gaboj në Kinshasa ai shqetësohej në shtëpinë e tij, dhe në disa momente vari në shtëpinë e tij disa ‘vudu’ të cilat nuk besonte, pasi ishte le të themi, ishte gazetar polakt, por komunist nga bindjet e tij, dhe ai shpëtoi nuk i vinin në shtëpi, pasi afrikanët ishin të frikësuar. Pra, eksperienca me një prift shqiptar në Bregun e Fildishtë ka qenë fantastike. Po ashtu kam patur fatin, në Senegal njoha një djalë të shkëlqyer, Sami Halili që ishte ambasador, edhe ky djalë i ri, as 40 vjec, ambasador në detyrë i Kosovës në Senegal dhe edhe aty kam patur një përvojë shumë të mirë. Por gjithësesi unë bëhem shok me guidat e mia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!