Koleksionon prej 16 vitesh merimanga dhe akrepa, pedagogia shqiptare zbulon sekretet: Luaj me to

schedule10:47 - 31 Maj, 2023

schedule 10:47 - 31 Maj, 2023

Pedagogia në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe zoologia, Blerina Vrenozi ka një pasion ‘të çmendur’. Ajo koleksionon merimanga dhe akrepa, duke i befasuar që të gjithë.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Blerina ka treguar se në fillim gjithçka nisi për punë dhe tani pas 16 vitesh e ka pasionin e saj më të madh.

Sakaq, ajo ka zbuluar i ruan në zyrë me alkool dhe jep maksimumin në koleksionimin e tyre.

“Ky rrugëtimi im me merimangat po bën gati 16 vite, që në shkurt të 2007. Në ato vite, por edhe tani nuk është se ka pasur studiues shqiptar që të punonte me merimangat. Ka pasur vetëm disa studime të rralla nga studiues të huaj. Kështu që më është propozuar që unë të punoja me këtë grup, jo shumë i njohur, me shumë pak studime. Kështu që në të gjithë këto vite, jam marrë me këtë grup, duke paraqitur raporte të reja.

Në fillim lindi për punë, pastaj u kthye në pasion. Unë jam zoologe dhe mund të punoj me shumë grupe të tjera gjallesash pa asnjë problem dhe jam me parimin se ‘çfarë do lloj gjëje që të ofrohet në jetë ti duhet ta përqafosh dhe të bësh më të mirën, të japësh maksimumin tënd’. Të njëjtën gjë kam bërë dhe unë me to. Unë luaj me to, i kam në zyrë të ruajtura me alkool, është një koleksion i madh, por edhe rrjetën e merimangave nëpër cepat e zyrës ose në dritare e kam”, u shpreh Blerina./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!