Koleksioni i rrallë i ikonave të artit bizantin prezantohet në Paris

schedule17:21 - 21 Nëntor, 2018

schedule 17:21 - 21 Nëntor, 2018

Ekspozita “Dritare në Artin Mesjetar Shqiptar” u  çel në sallën “Miro” në Paris me rastin e 60- vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO. Në këtë ekspozitë prezantohet rrugëtimi i pikturës bizantine përmes koleksionit të rrallë të ikonave.

Koleksioni i rrallë i ikonave të artit bizantin e postbizantin  shqiptar prezantohet në Paris. Ekspozita “Dritare në Artin Mesjetar Shqiptar”u çel në sallën “Miro” me rastin e 60- vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO. Ky prezantim përbën një rrugëtim në historinë e pikturës bizantine dhe pas bizantine të zhvilluar në territorin shqiptar dhe fton publikun e gjerë dhe studiues të fushës në një eksperiencë të rrallë në njohjen e mjeshtërve dhe atelieve më të spikatura të kohës, nëpërmjet veprës së trashëguar prej tyre.

Ministrja e Kulturës Mirela  Kumbaro  gjatë fjalës së së saj theksoi se “Shqipëria bëhet pjesëmarrëse në krijimin e vlerave të përbashkëta të qytetërimit evropian, sepse e kaluara që ne e ruajmë së bashku do të jetë themeli i së ardhmes sonë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!