Koleksioni i parë i dramave të Shekspirit shitet për 10 milionë dollarë

schedule14:51 - 15 Tetor, 2020

schedule 14:51 - 15 Tetor, 2020

Një kopje e botimit të parë të William Shakespeare është shitur për 9.98 milion dollarë në New York, duke u bërë vepra më e shtrenjtë e letërsisë, e shfaqur ndonjëherë në ankand. Libri i vitit 1623, mendohet të jetë një nga koleksionet e para të dramaturgut. Koleksioni i 36 pjesëve është një nga pesë kopjet e plota ende në duar private, dhe titullohet “Komedi, Histori dhe Tragjedi”.

Libri u ble nga tregtari i librave dhe koleksionisti Stephan Loewentheil. Libri që daton që nga fillimi i shekullit të 19-të, është shitur gjithashtu së bashku me një letër nga studiuesi i Shekspirit, Edmond Malone nga 1809 që konfirmon vërtetësinë e saj. Libri u botua nga miqtë e Shekspirit, John Heminge dhe Henry Condell pas vdekjes së tij në 1616, sipas Christie’s.

Një kopje e librit në ekspozitë, përpara ankandit të së Mërkurës, në Christie's në Londër.

Nga 750 kopje të prodhura, vetëm 235 kanë mbijetuar deri në ditët e sotme, nga të cilat vetëm 50 konsiderohen të kompletuara dhe ruhen nga institucionet në SHBA dhe Britaninë e Madhe. Kreu i librave dhe dorëshkrimeve në Christie’s, Margaret Ford, tha se ishte e përshtatshme që puna e Shekspirit tani mban rekordin botëror “duke pasur parasysh rëndësinë dhe ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në të gjithë globin”. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!