Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e PD-së dhe LSI-së për të pasur anëtarë në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Të njëjtin vendim kishte marrë më hereët edhe Komisioni Qendrori i Zgjedhjeve.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të kenë komisionere në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e 30 qershorit. Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e bërë nga dy partitë kryesore të opozitës. Kolegji vendosi që këtë padi ta dokumentonte si një të vetme, veprim i cili u përshëndet nga sekretari i Çështjeve zgjedhore në PD, Ivi Kaso. Pas përfundimit të seancës Kaso u shpreh për mediat se Kolegji nuk kishte asnjë prove për të rrëzuar kërkesën.
PD dhe LSI paraqiten Padi në kolegjin zgjedhor pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e tyre për të pasur komisionerë në KZAZ. KQZ e kishte rrëzuar kërkesën me arsyetimin se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i nuk jane regjistruar si subjekte pjesëmarrëse në këto zgjedhje. /ABC News Albania 24/7