Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për çregjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”

schedule17:28 - 30 Mars, 2023

schedule 17:28 - 30 Mars, 2023

TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për çregjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të vijojë të jetë ne fuqi, sipas vendimit të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit.

Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj iu drejtua Kolegjit me ankesën sE koalicioni i lartpërmendur po i përdor logon në mënyrë të padrejtë.

Ata kërkuan nga Kolegji të bënte çregjistrimin e këtij koalicionin, dhe të gjendej një rrugë tjetër për regjistrimin e tyre në këto zgjedhje, pa përdorur elementë përbërë të partisë zyrtare.

Kjo kërkesë e PD nuk është pranuar, i cili vendosi të lërë në fuqi vendimin e kryetari të KQZ-së. Sakaq, koalicioni “Bashkë Fitojmë” udhëhiqet nga Partia e Lirisë dhe fushatën do ta vijojnë sipas dokumenteve që  kanë dorëzuar në KQZ. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!