Bursa për më të mirët: Kolegji Universitar “Bedër” organizon për herë të parë konkursin kombëtar të IT-së

schedule17:40 - 9 Shtator, 2020

schedule 17:40 - 9 Shtator, 2020

Departamenti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Universitar “Bedër” organizoi për herë të parë Konkursin Kombëtar të IT-së, ku pjesëmarrës ishin nxënësit e klasave të XII-ta të shkollave të mesme publike dhe jopublike.

Qëllimi i konkursit ishte prezantimi, nxitja dhe motivimi i gjimnazistëve në lidhje me teknologjitë e informacionit, rëndësinë e tyre dhe rolin që luajnë në ditët e sotme.

Konkursi, i pari i këtij lloji në Shqipëri, organizuar nga një universitet, ishte i ndarë në tre kategori kryesore: Bazat e IT-së, Algoritmikë dhe Programim, si dhe Programim në Web.

“Dy pika të forta nga programet e ofruara nga fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit janë kurrikula bashkëkohore që mundëson një aftësim praktik dhe profesional të studentëve, të ndjekur nga praktikat pranë kompanive. Gjithashtu studentëve u jepet mundësia që të gjetjet e tyre t’i prezantojnë në workshop-e të ndryshme, në seminare të ndryshme, leksione të hapura apo takime me ekspertë të shkencave kompjuterike”, është shprehur dekanja e Fakultetit Prof.Asoc.Dr Tidita Abdurrahmani.

Për fituesit e vendeve të para në çdo kategori, Kolegji Universitar Bedër ofron bursa të plota dhe të pjesshme për programet e Shkencave Kompjuterike, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, si dhe Programimit në Web.

“Në kuadër të projekteve dhe punës me projektet që ka vijuar departamenti, më i madhi, ishte ai që ne vijuam me aktivitetin kombëtar në kuadrin e konkursit të shkëncave kompjuterike me shkollat e mesme. Ishte një konkurs që ne e mbyllëm me sukses, me maturantët më të mirë dhe dhamë çmimet fituese dhe u ofruam dhe shpërblimet dhe bursa studime benefite për to dhe tashmë ne jemi të fokusuar te perspektiva e mëtejshme e departamentit në nivel Bachelor dhe Master”, ka thënë shefi i Departamentit të Shkencave Kompjuterike Dr.Sofokli Garo.

Departamenti i Shkencave Kompjuterike në Bedër ofron programe studimi me kurrikulat dhe modelet më të mira ndërkombëtare. Krahas zhvillimit të procesit mësimor në laboratorë modernë dhe praktikave profesionale në kompani të ndryshme, studentëve u ofrohet mësimi intensiv i gjuhës angleze dhe gjermane, që të jenë që të jenë të gatshëm për tregun ndërkombëtar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!