Kolegji i Europës në Tiranë, mundësi e artë për të rinjtë nga Europa e më gjërë

schedule17:46 - 16 Tetor, 2023

schedule 17:46 - 16 Tetor, 2023

Nëntë muaj për të  konkretizuar një ide.  Qendra e Kolegjit Europian në Tiranë u përurua të hënën. Ajo do të jetë në këtë kub të gjelbër tek Piramida.

Kryeministri Edi Rama nuk e kishte menduar kur  e propozoi në Samitin e Bashkimit Europian me  vendet e Ballkanit.

“Kujt do t’ia kishte marrë mendja se BE do te ishte kaq i shpejtë për të kaluar nga fjalët në vepër, më pak se një vit dhe ja ku jemi”.

Në këtë degë të tretë të Kolegjit Europian dhe të parë jashtë BE-së,  vitin e ardhshëm do të nisin studimet pasuniversitare për çështje eurpiane, 31 studentë nga Shqipëria, rajoni dhe më gjërë

“Diploma si në Bryxh dhe Natolinë”.

Prania e këtij kolegji  në Tiranë sipas zyrtarëve më të lartë europian është një  hap më shumë se ndërkombëtarizimi i arsimit, shembulli vjen nga Polonia ku  dega e tij u hap para anëtarësimit në BE.

“Sjell rajonin më pranë Europës dhe Europën më pranë rajonit”.

Nuk vonoi as përgjigja e kryeministrit të Shqipërisë.

“Na keni me vete  dhe ne kurrë nuk do të rreshtim së dashuri juve”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!