Mjeku i njohur Gent Stroni këtë të hënë i ftuar në studion e ABC është shprehur se është dakord që të hetohet korrupsioni por jo që kolegët e tij të mbahen si kriminelë në burg.
Sipas tij nëse vërtet vërtetohet se ato kanë faj atëherë mund të jepet dhe dënimi përkatës për to.
Stroni nuk e përjashton fakti se ka korrupsion, por që sipas tij e rëndësishme është që qytetarët kur të bëjnë denoncimet ti bëjnë me zë dhe me figurë dhe të mos përbaltet e gjithë puna e mjekëve.
Ndër të tjera ai ka theksuar se nuk presin që të ketë një reagim nga ministria dhe e gjithë kostoja do të mbahet në kurriz nga vetë mjekët.
LEXO EDHE: Mjeku infeksionist: Varianti Delta mund të jetë mes nesh, vaksina arma e vetme kundër Covid
“Babai i të plagosurit që ka dhënë dhe para është arrestuar në momentin e parë dhe është lënë me masën detyrim paraqitje, që është korrupsion aktiv, ndërsa këto të dy janë lënë në burg, që akuzohen për korrupsion pasiv. Çështja është se pse duhet që mjekët të trajtohen si kriminelë, dikush që e shë3ron futet në një birucë me atë që e vret. Nuk jemi kundër dënimit, por duhet të vërtetohet pastaj të futet në burg.
Mjekët që nga 2013 kanë qenë shumë të kujdesshëm që të mos bëhen më abuzime, dhe nëse ka pasur raste që mjekët kanë pasur raste që kanë marrë mirënjohje apo dhurata patjetër që po. A ka raste korruptive patjetër që ka dhe ato janë rastet kur ti e udhëzon një pacient që të shkojë të bëjë analiza në privat kur mund të bëhen në shtet. Unë i lutem njerëzve që këto janë raste që duhet të denoncohen. Nuk duhet që mjekët të përbalten të gjithë si të korruptuar dhe ti fusim në burg si kriminele. Nuk duam që të mbrojmë korrupsionin por të japim vendin dhe dënimin e duhur. Nuk pres reagim nga ministria, nuk ka pasur dhe nuk presim. Ajo që ne po bëjmë për të krijuar këtë opinion pozitiv, është se ne po mbajmë mbi vete koston e krijuar, dhe ne jemi të detyruar që të mbajmë mbi kurriz gjithë këto kosto”, ka thënë Stroni. e.su./abcnews.al