“Kolaps në të gjitha institucionet”, Abilekaj: Nuk garantohet asgjë, fiton vetëm një njeri

schedule22:12 - 15 Janar, 2020

schedule 22:12 - 15 Janar, 2020

Në mbrëmjen e sotme i ftuar në “Byro Politike”, drejtori i dosja.al Enton Abilekaj u shpreh se nga marrëveshja e realizuar mes opozitës dhe mazhorancës ka vetëm një të fituar.

“Duhet të ketë një kuptim paraprak, kemi nje tryezë më katër veta, një Këshill Politik dhe kaq, kushtet e Bundestagut spekulohen, ishin kushte pas hapjes së negociatave, fuqia e tyre fillonte më pas. Në ato kushte ka edhe një afat. Mazhoranca nuk ka asnjë minimum angazhimi. Sipas PD vetëm opozita po angazhohet për integrimin”, deklaroi Abilekaj.

Më tej me tone ironizuese Albekaj theksoi se mazhoranca nuk ka nevojë ti plotësojë kushtet, mjafton ti plotësojë opozita dhe hapen negociatat.

“Pati një kolaps në të gjithë institucionet, problemi qëndron se nuk garantohet asgjë, në këto kushte fiton vetëm një njeri, i cili nuk plotëson asnjë kusht dhe që ka në dorë situatën”, tha Abilekaj./abcnews.al