KOKSH s’tërhiqet nga pezullimi i Peshëngritjes/ Tolerancë zero dopingut

schedule19:24 - 3 Maj, 2018

schedule 19:24 - 3 Maj, 2018

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nuk tërhiqet nga vendimi për të përjashtuar peshëngritjen nga aktivitetet olimpike. Rastet e dopingut dhe mosreagimi i federatës janë shkaku sipas zyrtareve të KOKSH-it.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i qëndron vendimit për pezullimin 2-vjeçar të peshëngritjes nga aktivitetet ndërkombëtare që ka në varësi edhe pas protestes se peshëngritësve ku nuk munguan përplasjet. Komiteti Ekzekutiv i KOKSH-it e rinkonfirmoi pas një mbledhje të mbajtur pasditen e së enjtes.

Stavri Bello, Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH-it:  “Komiteti Ezkekutiv dënon ngjarjen e dhunshme të disa sportistëve. Do të njoftohen organizmat ndërkombëtarë. Më datën 26 mars Komiteti Ezkekutiv i KOKSH ka marrë vendimin të pezullojë Federatën Shqiptare të Peshëngritjes. Ky vendim shpreh qëndrimin e KOKSH ndaj keq qeverisjes së federatës”.

Masat e ndalimit nisin me Lojërat Mesdhetare 2018, ndërsa KOKSH kërkon refromë në Federatën e Peshëngrijtes që deri më tani ka zgjedhur vetëm presidentin e ri. Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello më herët tha për TV Klan se nuk kanë ndërmend të lëshojnë për dopingun.

Stavri Bello, Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH-it:  “Zero tolerancë karshi përdorimit të dopingut, dhe të mbrojmë sportistët e pastër, që do të thotë duke lënë jashtë ata që kanë përdorur doping”.

Sipas Stavri Bellos ky sport rrezikon, nëse do të ketë edhe një sportist pozitiv.

Stavri Bello, Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH-it:  “Sigurisht që ne duam që të kemi sportistë të pastër, sepse edhe një sportist po doli gjatë kësaj periudhe me doping, disiplina e humbet të drejtën e rregjistrimit në Lojërat Olimpike 2020”.

Peshëngritësit thonë se e kundërshtojnë vendimin e KOKSH-it për t’i përjashtuar dhe se do të kërkojnë shfuqizimin deri në gjykatë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!