Koksaki, virusi që po përhapet masivisht në çerdhe e kopshte

schedule16:36 - 19 Nëntor, 2021

schedule 16:36 - 19 Nëntor, 2021

Nga Ema Shazivari

Sëmundja dorë këmbë gojë po përhapet me shpejtësi tek fëmijët e vegjël. Nga 30 vizita që kryhen çdo ditë në qendrën shëndetësore 3 në Tiranë, 5 prej fëmijëve rezultojnë të prekur nga ky virus që ndryshe njihet “Koksaki”. Mjekja pediatre Sindi Bushati, thotë se të vegjlit janë nga të njëjtat kopshte dhe çerdhe.

Mjekja tregon se cilat janë simptomat që ka kjo sëmundje që më së shumti prek fëmijët e moshës 0-4 vjeç. Fluksi më i madh i vizitave në qendrat shëndetësore gjatë javës është në orët e pasdites, ndërsa në fundjavë numri i vizitave është edhe më i lartë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!