“Kokë e këmbë në dashuri”, një tjetër komedi romantike zbavitëse nga Tessa Bailey

schedule10:41 - 7 Shkurt, 2024

schedule 10:41 - 7 Shkurt, 2024

Kokë e këmbë në dashuri” është një tjetër komedi romantike zbavitëse nga Tessa Bailey.

E ftuar në “Abc e Mëngjesit”, Loreta Behrami nga Shtëpia Botuese “Pegi” rrëfeu detaje nga libri.

Ajo u shpreh se ky libër është vijimi i romanit të suksesshëm “Na ishte një verë”.

“Personazhet janë të ndryshëm. Në librin e parë personazhi kryesor femër është e famshme sepse vjen nga një familje e pasur dhe nuk bën asgjë. Kemi motrën e dytë, që është më serioze më e tërhequr e fiksuar pas muzikës, ka aspirata për karrierën e saj. Por të dyja kanë pasiguritë e tyre. Nëse e para ka pasigurinë se si perceptohet në shoqëri, vlerën e saj e dyta ka kompleksin e të mos qenit e aftë për të udhëhequr, ka kompleksin e të qenit personazh dytësor. Sepse është rritur edhe në hijen e motrës së madhe”, tregoi ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!