Një rikthim me këtë fanelë përjashtohet.
Inter dhe trajneri i tij, Kristian Kivu, i kanë të qarta idetë për të ardhmen dhe për projektin e tyre, dhe Kristian Asllani nuk është pjesë e tij.
Gjithsesi, klubi zikaltër ka përgjegjësi dhe detyrim për kartonin e mesfushorit të Shqipërisë sepse e zotëron gjithnjë ai, dhe dëshiron të marrë sërish paratë që shpenzoi për të.
Momenti duket shumë i vështirë sepse Torino, ku shqiptari ndodhet në huazim, nuk dëshiron ta mbajë më tej, ndërsa nuk dihet nëse karriera e tij do të vazhdojë në Itali apo jashtë saj.
Inter, sipas lajmeve në mediat në Apenine, pëlqen më shumë që Asllani të largohet nga Seria A, edhe pse ka klube në vend që interesohen për të.
Informacioni është që Parma dhe Sasuolo mund të jenë kandidatë potencialë për ta marrë 23-vjeçarin që nuk po gjen qetësi në karrierë.
6Natyrisht, kohë ka pasi periudha e transferimeve vazhdon gjatë gjithë janarit, ndërsa pengesa më e madhe është shuma që lombardët kërkojnë për kartonin.
Interi shpenzoi 13 milionë euro për ta marrë nga Empoli, ndërsa prej Torinos kërkoi 11.5 milionë.
Tashmë, kjo shifër duket jashtë realitetit, por nëse mesfushori kuqezi gjen ekipin e duhur dhe luan mirë gjysmën e dytë të sezonit, në Spanjë apo Itali, situata mund të përmirësohet.


