Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kokalari: Mos humbni kohë! Deputetja shqiptare e PE: Shqipëria ka bërë hapa para

schedule15:10 - 29 Tetor, 2025

schedule 15:10 - 29 Tetor, 2025

Brukseli po angazhohet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Eurodeputetja suedeze me origjinë shqiptare, Arba Kokalari, tha për ABC News se vendi ynë ndodhet në moment të rëndësishëm sa I përket integrimit, duke marrë në konsideratë edhe shpejtësinë për hapjen e grupkapitujve.

Sipas ambicia e qeverisë për mbylljen e të gjithë grupkapitujve brenda 2027 është e realizueshme.

Kokalari kërkoi nga palët politike ti lënë pas mosmarrëveshjet dhe të punojnë sëbashku për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.  Kjo sipas saj edhe për të përmbushur ëndrën e qytetarëve shqiptare, 90 % e të cilëve mbështesin anëtarësimin në familjen europiane.

Në dhjetor, Shqipëria pritet të celë grupkapitullin e fundit të negociatave, atë për cështjet e bujqësisë. Ndërsa më heret janë hapur grupkapitujt e “Themeloreve”, “Marrëdhëniet me Jashtë”, “Tregu i Bredshmëm”, “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse.” Shqipëria ka sikronizuar orët me bashkimin europian në përmbushje të një plani të detajuar reformash për tu bërë anëtarë më të drejta të plota të bashkimit europian brenda 2030./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!