Kokainë në tualet dhe euro të fshehura në letrat higjienike, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Ankona

schedule13:42 - 14 Tetor, 2022

schedule 13:42 - 14 Tetor, 2022

Baza e tij ishte një dhomë në një rezidencë, ku kishte drogë të fshehur në tualet dhe euro të fshehura në letrat higjienike.

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga agjentët e antidrogës të Drejtorisë së Policisë së Ankonës.

Shqiptari merrte makina me qira për të shitur “me pakicë” kokainën dhe për t’iu shmangur kontrolleve.

Policët e ndaluan teksa ishte në bordin e një Fiat 500, të marrë me qira në Romë, në kërkim të klientëve, me vete kishte 11 pako kokainë të ndara në doza.

Kërkimi është shtrirë edhe në banesën ku ai qëndronte, ku agjentët kanë mundur të mbërrijnë pas disa kontrolleve të gjata sepse shqiptari ndryshonte vendbanim për mos u identifikuar.

Brenda vendbanimit të tij u gjetën 130 pako të tjera me kokainë, të fshehura në tualet, 1800 euro që besohet se kishin ardhur si rezultat i aktivitetit të paligjshëm, të fshehura në letra higjienike.

Në total, agjentët sekuestruan 125 gramë drogë, paratë dhe materialin për paketimin e dozave. I riu, i papunë dhe i parregullt në territorin kombëtar, u arrestua me akuzën e trafikut të drogës dhe u dërgua në burgun Montacuto (Ankona) në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!