Dy persona u arrestuan, ndërsa tre të tjerë u proceduan në gjendje të lirë këtë të premte në Tiranë pasi u kapën duke konsumuar lëndë narkotike.
Mes dy personave të arrestuar është reperi Arkimed Lushaj, ose ndryshe i njohur me emrin e artit Stresi si dhe Kujtim Pershpalaj, 34 vjeç që gjendej me të.
Ndërkohë u proceduan në gjendje të lirë A. V., 30 vjeç, J. B., 28 vjeç dhe L. P., 31 vjeç.
Të gjithë këta persona u arrestuan gjatë një kontrollit të ushtruar nga forcat “Shqiponja”, në një lokal bastesh sportive në rrugën “Ali Pashë Gucia”. Ata u kapën në flagrancë duke konsumuar lëndë narkotike brenda lokalit.
Gjithashtu, policia sekuestroi një qese ambalazhi, brenda të cilës kishte një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar e llojit kokainë, një pjatë porcelani, ku sipër saj kishte një sasi pluhuri me ngjyrë bardhë si dhe dy karta karburanti./abcnews.al