Një 27-vjeçar shqiptar dhe një 40-vjeçar italian janë arrestuar nga karabinierët në Arezzo të Italisë, të dyshuar si përgjegjës për një aktivitet të madh trafikimi droge.
Pas një serie vëzhgimesh që nisën në pranverën e vitit 2021, hetuesit sinjalizuan dy kanale furnizimi me kokainë në qytet, njëra prej të cilave në Umbria dhe një në zona Valdarno e Arezzo.
Shqiptari dhe italiani u ndaluan pasi atyre iu gjetën në total rreth 250 gramë kokainë dhe rreth 8000 euro cash, një shumë e konsideruar si të ardhura nga veprimtaria e paligjshme.
Gjatë arrestimit, një prej tyre ka bërë rezistencë dhe madje ka tentuar të gëlltisë disa doza droge.
Në kuadër të hetimeve tashmë janë sekuestruar rreth 18 kg kokainë dhe rreth 94 mijë euro cash, si dhe një makinë që përdorej për transportin dhe fshehjen e drogës. Droga, në shitje me pakicë, mund të jepte mbi një milion e 300 mijë euro pasi të dilte në treg.